Ja dy biznesmenët e interesuar për të blerë INSIGU-n

Ministria e Financave ka njoftuar se shtatë subjekte kanë shprehur interes dhe kanë tërhequr dokumentacionin e tenderit për të blerë shoqërinë shtetërore të sigurimeve INSIG. Mësohet se dy prej tyre janë shoqëri sigurimi, ndërsa dhe një ndër grupet më të mëdha në vend, Balfin po e shqyrton mundësinë e hyrjes në tregun e sigurimeve.

Samir Mane, Ceo i Balfin ka pranuar për Monitor se ka tërhequr dokumentet dhe po i studion. Edhe burime nga grupi Kastrati, më i madhi në vend pohuan për Monitor se kanë tërhequr dokumentet.

Në janar 2016, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Qeveritare në Ministrinë e Financave njoftoi tenderin për shitjen e 100 % të paketës së aksioneve për “INSIG” sh.a, ku vlera e 100 % e aksioneve të shoqërisë “INSIG” sh.a është përcaktuar 15,305,000 Euro. Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është 10 marsi.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *