Informatizimi, përfaqësues të USAID takim në bashkine Kamëz me kryebashkiaku Xhelal Mziu

Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, pati nje takim me përfaqësues të USAID-it në kuadër të projektit për informatizimin. Në këtë takim, ku merrnin pjesë znj. Emiko Guthe, eksperte e GIS; znj. Silvana Meko, eksperte e taksave dhe z. Genc Radovicka, ekspert i IT-së, u fol për këtë bashkëpunim të Bashkisë Kamëz me USAID-in që ka të bëjë me informatizimin.

Duke marrë shkas nga bashkëpunimi që Bashkia Kamëz ka pasur me USAID-in, z. Mziu u shpreh se institucioni i Bashkisë është i gatshëm për vijimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, i cili në të kaluarën ka qenë i frytshëm. Ai përmendi këtu programin për taksat dhe financat, që është implementuar aktualisht në Bashkinë Kamëz. Ndërkohë, znj. Meko tha që ekspertja e GIS ndodhet në këtë takim, pasi është duke bërë një vlerësim nga disa bashki për të parë mundësinë e ndërtimit të një platforme të GIS-it për administrimin e taksës së pasurisë.

12498987_10154648209019041_981114564_n

Ndërsa, z. Mziu u bëri me dije se në lidhje me sistemin e taksave, ka pasur një angazhim maksimal, pasi është krijuar lëndën e parë e një informatizimi total. Ai u shpreh i gatshëm dhe i angazhuar maksimalisht për të pasur USAID-in në mes, pasi nuk është vetëm vlera financiare, por e vlerëson edhe si institucion. Gjithashtu, zoti Mziu u bëri me dije: “Kemi krijuar një database, kemi bërë një listë që ka të dhëna që na krijojnë materialin e nevojshëm pastaj për të prodhuar gjëra të tjera. Së pari sistemin e adresave sipas standardit bashkëkohor. Së dyti për të krijuar një sistem adresash me rrugë të evidentuara, edhe në sistem, edhe në planin urbanistik, edhe në fakt.

Ndër të tjera kryebashkiaku Mziu gjatë takimit theksoi: “Mbetem i gatshëm për t’ju vënë në dispozicion të gjithë stafin e Bashkisë për të realizuar në një kohë rekord këtë informatizim ose sistemin GIS. Të bëjmë sa më shpejt zbatimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm. Do të dëshironim që të ishim ndër ato njësitë vendore përfituese të këtij projekti dhe ju garantojmë që do të kemi një angazhim maksimal për të qenë të parët në zbatimin e këtij projekti. Unë e shoh si fizibël këtë informatizim, pasi dua të zhduk informatizimin”. Ndërsa në fund të takimit, z. Genc Radovicka tha që Bashkia do të keti asistencë të plotë nga ana e tyre dhe për sa i përket platformës mund të ketë nevojë për bashkëfinancim.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *