I biri i Azem Hajdarit, mesazh prekës të atit për ditëlindje

Nese do të ishte gjallë, Azem Hajdari sot do të festonte 53-vjetorin e lindjes. Kiri Hajdari përkujton ditëlindjen e babait të tij, deputetin e ndjerë, Azem Hajdari. Sipas tij, babai i tij nuk është më gjallë sepse këtë nuk e lejuan qarqe antishqiptare. Kiri thotë se, qarqeve antishqiptare nuk u pëlqeu ëndrra e Azemit për një Shqipëri të bashkuar.

JA STATUSI I PLOTË I KIRI HAJDARIT

Babe,
Sot më tepër se në cdo ditë të vitit kam kaq shumë mall për të taku e me t’ rrok fort. Është dita jote e lindjes, esht Marsi ky muaj qe vetem e shton dhe nuk e zbeh aspak ket mall.

Kanë kaluar 17 vite qe ti Babai , studenti, deputeti, idealisti, heroi i mungon Shqipërisë dhe Kosoves qe Ti i deshe aq shume.

Gjithmonë e me shumë. Unë bindem se historia te jep vendin qe ty te takon.

Ti nuk jeton me sepse qarqeve anti-shqiptare nuk u pelqeu endrra jote per nji Shqiperi te bashkuar me te gjitha trojet e veta si te gjitha kombet e tjera Europiane,

Une e di qe shpirti yt nuk prehet i qete, deri ate dite qe Shqiperia te bashkohet me trojet e veta te ndara padrejtësisht”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *