Homazhet për Nikoll Vatnikaj, ministri Demiraj vlerëson kontributin e Kryekomisarit

Homazhet për Nikoll Vatnikaj, ministri Demiraj vlerëson kontributin e Kryekomisarit

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë Dritan Demiraj ka marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së kryekomisarit Nikollë Vatnikaj në Pallatin e Kongreseve, ku ka vendosur një kurorë me lule.

Ministri Demiraj vlerësoi kontributin 30-vjeçar të Kryekomisar Vatnikaj në strukturat e Policisë së Shtetit. Ai ndau ngushëllimet me Organizatën e Policisë së Shtetit për humbjen e një oficeri profesionist me karrierë të gjatë policore.

Kryekomisar Vatnikaj ka një karrierë të gjatë prej më shumë se 30 vitesh në polici. Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme, si shefi i Komisariateve të ndryshme në Tiranë, shef komisariati në Lezhë, Berat e në rrethe të tjera, si dhe në detyra të tjera ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Vatnikaj ndërroi jetë pas një ataku kardiak.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *