Hapet procesi i votimit për kreun e PD-së. Ja ku ndodhen të gjitha qendrat e votimeve

Hapet procesi i votimit për kreun e PD-së. Ja ku ndodhen të gjitha qendrat e votimeve

Ka nisur në të gjithë Shqipërinë votimi për kryetarin e PD-së.

Janë rreth 104 mijë anëtarë demokratë nga 68 degë në rrethe, do t’u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Në garë janë Lulzim Basha si dhe deputeti Eduard Selami, i cili nuk u përfshi në listat e deputetëve në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në të gjithë vendin do të jenë 73 Komisione të Votimit, ku demokratët do të kenë mundësi të votojnë që nga ora 08:00 e mëngjesit të ditës së shtunë deri në orën 19:00. Në secilën prej 73 komisioneve të dy kandidatët në garë Basha dhe Selami do të kenë përfaqësuesit e tyre, ndërkohë që të gjithë votat do të numërohen në selinë e PD-së në Tiranë.

Në ditën e heshtjes zgjedhore, një ditë para që demokratët të zgjedhin kryetarin e tyre, në ambientet e brendshme dhe të jashtme të selisë qendrore të PD-së, situata paraqitej e qetë, përveç komisioneve që paraqiteshin në selinë blu për të tërhequr pjesën logjistike të procesit.

Me anë të një deklarate në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme, Komisioni i Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike njofton se ka përfunduar procesi i shpërndarjes dhe marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore në 73 komisionet e ngritura në gjithë vendin, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Materialet zgjedhore janë marrë në dorëzim nga përfaqësuesit e kandidatëve dhe drejtuesve të komisioneve. Zgjedhja e kryetarit të PD është me parimin një anëtar një vote, dhe mbahet pas një fushate intensive qe kane kryer kandidatet Lulzim Basha dhe Eduard Selami, ne çdo dege të PD në gjithë vendin.

Belsh Ambient Privat Bardhul Tafani

Berat Selia e Degës

Bulqizë Selia e PD Bulqizë

Cërrik Ish-Zyra Elektorale, lokali i Sami Shtylla

Delvinë Hasan Alizoti

Devoll Qendra Kulturore e Fëmijëve Bilisht

Dibër Pallati Kulturës

Durrës Pallati i Kulturës

Elbasan Teatri “Skampa”

Fier Holli i Kinoteatrit Fier

Fushë Krujë Selia e Degës

Gjirokastër Kinoteatri “Zihni Sako”

Gramsh Selia e Degës

Has Selia e Degës

Himarë Pranë shkollës 9-vjeçare Himarë

Kamëz Pallati i Kulturës

Kavajë Qendra Kulturore ” Aleksandër Moisiu”

Këlcyrë Lokal Elton Ademi

Kolonjë Selia e Degës

Korçë Selia e Degës

Krujë Selia e Degës

Kuçovë Selia e Degës

Kukës Pallati Kulturës “Hasan Prishtina”

Kurbin Pallati Kulturës Laç

Lezhë Pallati i Kulturës

Librazhd Selia e Degës

Lushnje Selia e Degës

Malësi e Madhe Selia e Degës

Maliq Selia e Degës

Mallakastër Pallati Kulturës, Ballsh

Mat Selia e Degës

Memaliaj Selia e Degës

Mirditë Pallati Kulturës

Paskuqan Selia e Degës

Patos Pallati i Kulturës

Peqin Selia e Degës

Përmet Qendra Multikulturore (Shtëpia e Kulturës)

Pogradec Pallati i Kulturës

Poliçan Zyra elektorale, Bulevardi Kryesor

Prrenjas Selia e Degës

Pukë Selia e Degës

Roskovec Selia e Degës

Rrogozhinë Kinemaja

Sarandë Selia e Degës

Selenicë Fshati Peshkpi, Ambient Privat Daver Kuci

Shijak Pallati i Kulturës

Shkodër Selia e Degës

Skrapar Selia e Degës

Tepelenë Selia e Degës

Tirana 1 Selia e Degës

Tirana 10 Selia e Degës

Tirana 11 Selia e Degës

Tirana 12 Selia e Degës

Tirana 13 Selia e Degës

Tirana 14 Ambient privat në Tufinë

Tirana 2 Selia Qendrore e PDSH-së

Tirana 3 Selia e Degës

Tirana 4 Selia e Degës

Tirana 5 Zyra elektorale, pll Fratari, rr. Ismail Qemali

Tirana 6 Selia e Degës

Tirana 7 Selia e Degës

Tirana 8 Selia e Degës

Tirana 9 Selia e Degës

Tropojë Muzeu Historik

Ura Vajgurore Selia e Degës

Vau Dejës Lokali “Armando”, Stajkë, Nj.A Bushat

Vlorë Pallati Labëria

Vorë Ish-Zyra Elektorale, Rr. Rinia Qendër Vorë

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *