Gramsh, banorët protestojnë për dëmshpërblimet e kaskadës së Devollit

Banorët e qytetit të Gramshit, kanë protestuar ditën e sotme për pronat e tyre dhe mos dhënien e dëmshpërblimeve nga ana e qeverisë pas ndërtimit të kaskadës së Devollit.

Ata janë shprehur se, ndihen të braktisur nga mungesa e rrugës dhe investimeve dhe të grabitur nga qeveria.

Protestës së banorëve të Gramshit i është bashkuar edhe Partia Demokratike, ku kryetari i Partisë Demokratike të Gramshit, Elmaz Haruni tha se qytetarët janë në të drejtën e tyre dhe cështja e tyre duhet të zgjidhet. PD do të jetë në krah të qytetarëve.

“Sot jemi me qytetarët në protestë e cila nuk do të jetë e para dhe as e fundit derisa të marrin fund abuzimet me rrugën në Elbasan, derisa banorët të shpronësohen me vlerën aktuale të tregut, të gjithë, pronarët dhe fermerët që u dëmtuan nga kaskada e Devollit” tha Haruni.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *