Gjuetarët protestë para kryeministrisë: Jo moratoriumit të gjuetisë

Shoqata Shqiptare e Gjuetisë ka protestuar sot para kryeministrisë, duke kundërshtuar moratoriumin në gjueti. Në këtë protestë janë të pranishëm rreth 1 mijë gjuetarë, të cilët protestuan nga sheshi “Nënë Tereza” drejt Kryeministrisë.

Duke qenë se një ditë më parë përfundoi afati i moratoriumit 2-vjeçar për gjuetinë, Shoqata e Gjuetarëve ka protestuar në kundërshtim me shtyrjen e afatit t këtij moratoriumi.

“Jo moratorium. I kërkojmë kryeministrit të mos shtyjë moratoriumin për gjuetinë. Kjo është një masë ekstreme. Ne jemi i vetmi vend në Europë që kërkojmë rregullimin e gjuetisë me veprime ekstreme. Ndal moratoriumit, pro zbatimit të ligjit, pro rregullimit të gjuetisë. Të forcohen rregullat, dhe të zbatohen për të gjithë, jo për disa po e për disa jo.

Nuk janë gjuetarët ata që shkelin ligjin, por ligji nuk zbatohet, dhe ne kërkojmë zbatimin e tij. qeveria ka treguar se ka vullnet të mirë dhe bën mrekullira. Jemi më koncesion zonat e lira, dhe ne jemi gati për bashkëpunim. Moratoriumi është mungesë e vullnetit”, u shprehën gjuetarët.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *