Gazetari shqiptar  i “Le Iene” zbardh reportazhin e Bulqizës, paralajmëron një tjetër skandal

Gazetari shqiptar i “Le Iene” zbardh reportazhin e Bulqizës, paralajmëron një tjetër skandal

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Skype, gazetari i emisionit Le Iene, Taulant Kopliku ka dhënë informacione të detajuara mbi reportazhin e bërë në qytetin e Bulqizës.

I transmetuar pak javë më parë, per Int tv ai flet për kushtet e vështira në të cilët jetojnë banorët e këtij vendi, ku në fokus janë fëmijët e moshës 10-13 vjeç, të cilët lënë shkollën për të mbledhur krom që të sigurojnë të ardhurat minimale.

Gjithashtu gazetari i Le Iene ka hedhur dritë mbi deklaratën e kryeministrit Rama, duke thënë se pamjet e shfaqura nuk janë nga arkiva, por janë shumë aktuale dhe të kohës, duke e faktuar atë gjatë intervistës në Kolaudim.

Ajo që ka rënë më shumë në sy gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë është zbardhja e reportazhit më të ri që pritet të bëhet nga gazetarët e Le Iene. Këtë herë, pjesë e investigimit janë lidhjet e klaneve shqiptare të drogës dhe atyre të Catania.
Kopliku ka zbuluar për In Tv, se ky reportazh ka nisur të planifikohet pas daljes së skandaleve në lidhje me drogën në Shqipëri. Ai u shpreh se kanë mbledhur shumë materiale dhe informacione në lidhje me situatën e kanabisit që është krijuar mes dy vendeve.

“Kemi dokumenta! Bëhet fjalë për trafiqe të mëdha droge mes dy shteteve, Shqipëri-Itali”, ka thënë gazetari i emisionit Le Iene.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone