Gazetari i njohur sfidon Veliajn: Të dhje… mu në shesh!

Gazetari i njohur sfidon Veliajn: Të dhje… mu në shesh!

“Asnjë qytet europian nuk ka për simbol një shesh me makina”! Kështu do të shprehej kryebashkiaku Erion Veliaj për të mbrojtur projektin e ri të Sheshit Skënderbej. Mes komenteve të shumta në rrjetet sociale dhe ironive me atë “pjatë të nxhehtë” në qendër të Tiranës veçojmë komentin e gazetarit të ABCNews Endri Xhafo. Ai e ka sfiduar kryebashkiakun Veliaj me të tjerë sheshe evropiane të lejuar për qarkullim makinash.

“Meqë është hapur kjo loja krahasuese me fotot e shesheve europiane, nga lart poshtë, nga e majta në të djathtë:

1) Place de l’Etoile (Paris),

2) Place de la Nation (Paris),

3) Place de la Bastille (Paris),

4) Place de la Concorde (Paris),

5) Place Clichy (Paris),

6) Plaza de Cibeles (Madrid),

7) Piazza Venezia (Romë),

8) Place de la République (Paris),

9) Sheshi Skënderbej (Tiranë/përpara ndryshimit).

Nuk ka nevojë të jesh as arkitekt, as gjitholog! Mjafton t’i kesh sytë në ballë dhe jo në bythë për të parë se specifika e shesheve përcakton përdorimin e tij. Të gjithë këta sheshe më poshtë kanë të njëjtën specifikë si emërues të përbashkët: janë nyje ku konvergojnë arterie kryesore qarkullimi! Madje sheshi i Republikës ngjan si dy pika uji me sheshin Skënderbej. Ne papritur vendosim që sheshin Skënderbej ta bëjmë vetëm pedonal. Kur ka hapësirë të mjaftueshme për të bashkëjetuar automjetet dhe këmbësorët. Vetëm nëse sheshi do rrethohet me kulla, çka i bie pastaj që të mos jetë më sheshi kryesor i kryeqyetit, por oborri i brendshëm i kullave të qendrës! Në çdo rast, të dhjefsha mu në shesh, kur ia plas shpirtin në trafik një kryeqyeti të tërë!” – shkruan Xhafaj në rrjetet sociale./Lapsi.al
18893183_10210909862716828_6016239010343131706_n

Comments

Ne i duam komentet

3 Comments

  1. June 10, 22:44 #1 viola

    Ne se kjo eshte gjuha jote Endri turp te kesh boll na degjuan veshet felliqesi te tilla.Kur te behesh ti kryetar beji me mire se per mend te tere shqiptaret jane te vetmit.

  2. June 11, 14:43 #2 dorina

    koment me i dobet sme ka zene syri ndonjehere. Nese ti nxjerr 10 nese kerkoj pak te nxjerr 100 qe nuk lejohen makinat. Ne duomo ki jam une ne asnje rruge nuk.kejohet makina nga qendra ne te gjitha rrugucat. Milano ka rrezik.mr shume rruge pedonale se makinash. E dyta Tirana ka aq nevoje per hapesira te dedikuara kembesoreve sa nese i.merr qendren su be nami. Per dijeni trafiku i njejte eshte si me qendren si pa qendren. Shqiptaret ne nje miniqytet sa Tirana mund te marrin nje biciklete se i ben more dhe per barkun ta ulin pak. Jane mesu o ne kafe o ne makine e gjen. E treta verejtje ka por rendesi ka qellimi. Ndoshta me vone shtojne ca peme e ndonje shtarvan te madh si ka qene dikur…Tirana ka nevoje per gjelberim evetem peme keshtu boll u pefol bjeriu i vetem qe ben docka konkrete per nje qytet ne agoni.

  3. June 11, 20:32 #3 Anonim

    Cfare te beje ky tjetri mi Viola , la gje pa bere ky deliranti , 16 milion euro ti shkaterrojme, duhet ishte bere mire qe ne fillim , ke makine ti Viola ? Qarkullo nje here ne Tirane ta shikosh si do te dali nga shpirti sharja per kete idjotin qe e dhjeu sheshin ne kete menyre, dhe fjalet qe do te dalin nga shpirti do jene ku e ku me te ketij gazetari.

  4. June 12, 21:49 #4 Rakipi

    Në Shqipëri ndodh që dhe bukën e ble me makinë,prandoj duhen lejuar makinat në shesh se ne nuk duam të dobësohemi.Ky shkrimshkruesi ka të drejt se nuk zbret dot nga makina.

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *