Gazetarët shqiptarë homazhe në nder të kolegëve. Qirinj e lule edhe në Tiranë

Gazetarët shqiptarë homazhe në nder të kolegëve. Qirinj e lule edhe në Tiranë

Homazheve të mediave ndërkombëtare i janë rreshtuar edhe ato shqiptare. Rreth orës 20:15 të mbrëmjes, para Piramides në kryeqytet, Unioni i Gazetarëve, studentë të gazetarisë e qytetarë të Tiranës ndezën qirinj dhe vendosën kurora me lule per shpirtrat e kolegeve dhe stafit te revistes franceze.

Homazheve iu bashkua edhe Ambasadori francez në Tiranë, Ministrat Bushati e Kumbaro, të cilët dënuan aktin e shëmtuar në Paris.
“Franca është e plagosur, por ajo do të rigrihet. Dhe në Shqipëri ndoshta më shumë se në ndonjë vend tjetër e dimë sa i shtrenjtë është çmimi i lirisë së shprehjes. Askush nuk do të mund të bëjë të heshtë lirinë e shtypit, askush s’do të mund të bëjë të heshtë lirinë e fjalës.

Falenderoj të gjithë autoritetet shqiptare për ngushëllimet. Në këto raste kërkohet jë minutë heshtje, por unë do bëj të kundërtën, nuk do ju kërkoj të heshtni, por do ju kërkoj të gjithëve të flisni”, tha Ambasadori francez.
“Kjo është një luftë e gjithë Europës, e gjithë njerëzimit dhe civilizimit perëndimor, i cili sot më shumë se kurrë është i kërcënuar. Ne në mënyrë modeste do vazhdojmë të jemi krah-përkrah partnerëve tanë në këtë luftë kundër terrorizmit.

Dhe besoj që si shqiptarë të mirë që kemi demostruar vlera të larta të vëllazërisë fetare do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë edhe në të ardhmen.

Me kërkesë të kryediplomatit francez, kreu i Unionit Çipa i ndjekur dhe nga të pranishmit këndoi Himnin tonë kombëtar, që fton për bashkim.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *