FMN takim me Ahmetajn, diskutime për rritjen e taksave

Përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar ndodhen sot në Tiranë, për të diskutuar për zhvillimet ekonomike në vend, por edhe në ndërhyrjet që mund të realizohen në paketën fiskale për vitin 2017, pas lëvrimit të këstit të 5-të dhe të 6-të.

Mësohet se takimin e parë, misioni i FMN-së e ka bërë me Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. Ndërkohë, pritet të takohet me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Bëhet e ditur se në qendër të diskutimeve do të jetë analizimi i sistemit të financave publike. Sipas një njoftimi për shtyp, përfaqësuesit e një prej institucioneve më të rëndësishme financiare në botë do të qëndrojë në Shqipëri për rreth 2 jave.

Në njoftimin për shtyp thuhet se: “Ndër të tjera diskutimet me drejtuesit shqiptarë do të fokusohen edhe në pritshmërinë ekonomike për të ardhmen, nevoja për ndryshime në politikat si dhe parashikimet afatmesme për ekonominë”.

Kjo vizitë e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë vjen pas miratimit të dy kësteve të kredisë për Shqipërinë me vlerë totale 72.4 milionë euro. Rritja e tkasave do të jetë pika më e nxehtë e diskutimeve.
Ky program parashikon një mbështetje financiare prej rreth 330.9 milionë euro në kohën e nënshkrimit dy vjet më parë, lëvrimi i së cilës është i ndarë në 9 këste.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *