FMN: Kriza ka thelluar varfërinë në Shqipëri

Fondit Monetar Ndërkombëtar në një studim i fundit për ecurinë e varfërisë në Rajon ka gjetur se, Shqipëria dhe Mali i Zi panë rritje të varfërisë në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit pas krizës financiare të vitit 2008.

Në një analize të gjatë për fenomenin Fondi vë në dukje se, varfëria aktuale dhe pritshmëritë për të ardhurat në të ardhmen ka të ngjarë të ndikojë në rritjen e migrimit nga rajoni, duke i cilësuar si më të prekurat Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.

Ekspertët e Fondit kanë vërejtur se ballkanasit e përceptojnë varfërinë më të lartë se sa gjendja e tyre reale.
Në rajon të gjitha qeveritë janë trashëgimi e së kaluarës. Por teksa roli i shtetit për të vepruar si një stimul për familjet dhe ekonominë është tkurrur, zhvillimi i sektorit privat nga ana tjetër ka mbetur prapa, siç
pasqyrohet në normat e larta të papunësisë.

Gjatë krizës dhe pas saj, të ardhurat e qeverive janë ulur, duke vënë nën presion shpenzimet, duke përfshirë pagat, pensionet dhe mbrojtjen sociale.

Bumi i fillim të viteve 2000 solli një rritje të qëndrueshme në të ardhura në të gjithë rajonin. Varfëria ra ndjeshëm, si në aspektin e numrave absolute, megjithatë rritja e shpejtë ka sjellë edhe pabarazi në shpërndarjen e përfitimeve.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *