Fitimet e larta të bankave, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin

Autoriteti i Konkurrencës do të nisë hetimin ndaj sistemit bankar. Shkak është diferenca e lartë në normat e interesit që aplikohen për kredi dhe overdraft kundrejt atyre të depozitave.

Për diferencën e lartë mes normave të interesit të kredive konsumatore, overdrafteve dhe depozitave, Shqipëria renditet e katërta në rajon, duke lënë pas Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, madje dhe Bullgarinë. Të dhënat për fitimet e larta të bankave vijnë pas monitorimit që Autoriteti i Konkurrencës i ka bërë tregut bankar.

Sipas “Panorama”, Autoriteti sqaron se monitorimi i tregut u krye pas shqetësimeve të shumta që janë ngritur në media, që bankat aplikojnë norma të larta interesi të kredive dhe norma të ulëta interesi për depozitat.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *