Fier, nxënësit në protestë. Kundërshtojnë pezullimin e mësueses

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Penellopi Pirro” në qytetin e Fierit kanë braktisur mësimin sot dhe kërkojnë rikthimin e një mësueseje të pezulluar.

Bashkë me prindërit ata janë grumbulluar përpara shkollës, duke deklaruar se pezullimi i mësuese ka qenë i padrejtë.

“Të rikthehet mësuesja ne punë. Pezullimi i mësueses i padrejtë. Mësuesja bënte konsultë falas dhe jo kurse”, kanë thënë nxënësit dhe prindërit.

Ndërkohë që pezullimi i saj nga DAR është bërë me arsyetimin se ajo kryente kurse private.

Drejtoresha e shkollës, Antigoni Kanani nga ana tjetër ka deklaruar se ka zbatuar një vendim të DAR.

Por nxënësit shprehen se nuk do të kthehen në shkollë pa u rikthyer mësuesja.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *