Federata shqiptare “Vatra” në SHBA: Rama ende me politika komuniste

Federata Panshqiptare e Amerikës, shoqata 103-vjeçare “Vatra” bën apel për dekomunistizimin e Shqipërisë. Këtë apel shqiptarët e SHBA me një histori mbi shekullore e bënë të ditur gjatë aktiviteteve dhe takimeve në kuadër të 25 Vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Kryetari i Vatrës Gjon. Buçaj tha se “Kryeministrin Edi Rama në shtator 2013, mori në dorë një me shkrim për problemet që e shqetësojnë Diasporën si: dekomunistizimi real i Shqipërisë, zgjidhja e problemit te pronave, problemi i ish të përndjekurve etj, të cilat mbeten ende të pazgjidhura.

“E konsiderojmë shumë të rëndësishme shkëputjen nga trashëgimia e diktaturës Komuniste, tepër prezente në jetën publike dhe politike në shoqërinë shqiptare në përgjithësi, dhe veçanërisht në Shqipëri. Jemi të bindur se, për të arritur një gjë të tillë, duhen dënuar krimet e komunizmit dhe duhet realizuar integrimi dhe dëmshpërblimi i shtresës së ish të përndjekurve, kthimi i pronës së konfiskuar nga regjimi komunist tek i zoti, zbatimi i ligjit të lustracionit, ligjit për heqjen e imunitetit deputetëve dhe politikanëve në raste akuzash për krime e korrupsion, pastrimi i gjykatave nga individët e ngarkuar me përgjegjësi kundër shqiptarëve të pafajshëm gjatë diktaturës E shohim si shumë të nevojshme një luftë të ashpër kundër korrupsionit të rëndë, që i ka rrënjë pikërisht tek e kaluara komuniste, u shpreh ndër të tjera z. Bucaj.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *