Farkas-Kodhelit: Domethënës, kontributi i dhënë nga ushtarakët shqiptarë

Farkas-Kodhelit: Domethënës, kontributi i dhënë nga ushtarakët shqiptarë

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli priti të shtunën në një takim Zv.asisteten e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë Evelyn N.Farkas.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh me interes reciprok. Ministrja Kodheli e njohur znj.Farkas me zhvillimet më të fundit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë në rajon. Kodheli vlerësoi rolin dhe kontributin që SHBA po jep Forcave të Armatosura në modernizimin dhe tranformimin e tyre. Ajo garantoi se me lidershipin e ri FA-të do të jenë pjesë e një sistemi transparent vendimarrje dhe promovimi.Farkas

Znj.Farkas vlerësoi rolin e Shqiperisë si faktor i vazhdueshëm stabiliteti në rajon. Sipas saj, kontributi i dhënë nga Republika e Shqiperisë dhe ushtarakët shqiptarë ka qënë gjithnjë domethënës.

Znj.Farkas theksoi rëndësine e vazhdimit të luftës kundër korrupsionit dhe nënvizoi mbështetjen e padiskutuar të SHBA-ve kundër këtij fenomeni.

Në takim mori pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Jeronim Bazo si dhe Gjeneral Major Randy Kee, drejtor i strategjisë dhe politikave në komandën Amerikanë në Europë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *