Eurostat: Shqipëria e pesta në botë me 65 935 kërkesa për azil në 2015

Sipas shifrave të publikuara nga Eurostat për numrin e azil kërkuesëve në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2015, Shqipëria renditet e pesta në botë. Në total janë bërë 1.255.600 aplikime në të 28 vendet e BE-së, ku kryesojnë ata nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Sipas shifrave të publikuar nga Eurostat, Shqipëria përbën 5 % të të gjithë azilkërkuesve në 2015, e përkthyer në shifra, plot 65 935 kërkesa për azil.

Gjermania është vendi më i kërkuar nga azilkërkuesit shqiptar, ndjekur pas nga Franca dhe Suedia. Në Gjermani, Shqipëria renditet pas Sirisë për kërkesat për azil, me 12% të totalit të tyre, apo 53 805 kërkesa vetëm në 2015. Ndërsa në Francë shqiptarët bëjnë 4% të aplikimeve, apo 3220 kërkesa, dhe në Suedi 3.9% të aplikimeve, apo 2565 kërkesa.

Eurostat bën të ditur se në 28 vende të BE-së krahas këtyre shifrave, të publikuara për 2015, ka ende edhe 1 milionë kërkesa të tjera në pritje të një përgjigje, ku numrin më të madh e zë Gjermania.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *