

Era shkul nga rrënjët pemën në Tiranë, dëmtohen 5 makina
Tirana sot është pushtuar nga një shkulm i madh erërash, të cilat kanë shkaktuar një sërë problemesh në kryeqytet.
Një pemë është shkulur sot pranë Liqenit Artificial, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë.
Incidenti ndodhi paraditen e sotme, ndërsa policia dhe punonjësit mbërritën në vendngjarje, shkruan Politiko.al.
Po ashtu edhe disa pemë pranë liqenit janë dëmtuar, duke u thyer disa degë. Punonjësit e bashkisë kanë pastruar rrugët.
Kujtojmë që dëme të shumta materiale janë shkaktuar në gjithë Shqipërinë, ndërsa në Vlorë një person ndërroi jetë.