Enver Robelli sulmon Shaqirin: Analfabet budalla, fëmijë i papjekur dhe i paedukuar

Enver Robelli sulmon Shaqirin: Analfabet budalla, fëmijë i papjekur dhe i paedukuar

Ndërsa golat e Xhakës dhe Shaqirit kanë bërë krenarë mbrëmë të gjithë shqiptarët anëekënd Shqipërisë e kanë acaruar ekstremist serbët, ka edhe gazetarë së Enver Robelli që janë indinjuar egërsisht kundër Shaqirit, vetëm e vetëm sepse ai bëri një lutje në fushë ndërsa falënderoi Zotin pas fitores. Sipas Robellit, ky është një veprim prej budallai, injoranti e fëmije të papjekur, pasi sipas tij, futbolli duhet të jetë i ndarë nga feja ndaj Shaqiri nuk ka përse të ti lutet Zotit për fitore.

Reagimi i Robellit ka ngjallur indinjatë në rrjetet sociale dhe reagimet kanë qenë të shumta kundër tij. Tifozë të shumtë, por edhe njerëz të medias janë shprehur se njeriu ka të drejtë të besojë dhe se futbollistët pasivisht luten, bëjnë kryq apo shprehin besimin e tyre në fushë dhe kjo nuk ka shqetësuar asnjëherë askënd.

Reagimi i Robellit:

“Xherdan Shaqiri serish tregoi se eshte futbollist i mire dhe budalla sa i perket sjelljes ne opinion. Ai mund te besoje ne cka te doje, por pershendetja e fansave te Zvicres me mesazh fetar mysliman („elhamdulillah“) tregon se ky nuk merr ere se cfare mesazhesh perçon, eshte thjeshte nje analfabet qe perjetim intelektual e ka muziken tallava dhe takimet me Shefqet Krasniqin. Duhet dikush t‘i thote se feja eshte e ndare nga sporti e politika ne Zvicer dhe ka ardhur koha te sillet si njeri i pjekur dhe jo si femije i paedukuar. Te marre shembull Valon Behramin! Kur keni vendosur te luani per Zvicer respektoni se paku disa rregulla minimale te miresjelljes.”