Emigrantët, Rama takim me Avramopulos me dyer të mbyllura

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Komisionerin e Bashkimit Europian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Takimi me dyer të mbyllura mes Kryeministrit Rama dhe Komisionerit Avramopoulos ka zgjatur rreth 60 minuta dhe tema kryesore e diskutimit mësohet se ka qenë kriza e emigranteve.

Vizita e Komisionerit Avramopoulos vjen ndërkohë që kriza e emigrantëve ka prekur pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian. Më i prekur nga kjo krizë është Greqia, pasi Maqedonia mbylli kufijtë e saj.

Qeveria shqiptare ka vendosur krijimin e Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët. Sipas axhendës të publikuar nga zyra e shtypit e Delegacionit të Bashkimit Evropian bëhet e ditur se Avramopoulos do të takohet me krerët e lartë të Shtetit.

Avramopoulos takohet sot me Presidentin Nishani, në presidencë. Axhenda e takimeve të tij vijon me kryediplomatin Ditmir Bushati ndërsa takimi me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri do të zhvillohet në orën 11:15-12:00, te Garda e Republikës ku më pas do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Komisioneri do të takohet edhe me Ambasadorët e Vendeve të BE-së rreth orës 13.00 ndërsa në orën 14.00 ai do të jetë në drekën pritëse nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *