Emigrantët, italia dërgon 20 policë në kufirin shqiptar

Njëzet policë kufitare italianë, më 15 mars do të jenë në Shqipëri për të forcuar kufijtë e vendit. Dërgimi bëhet me kërkesë të autoriteteve të Tiranës, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë, për të adresuar çështjen e parandalimit të migrimit dhe menaxhimit të tij, në rast të një fluksi, pas mbylljes së rrugës ballkanike.

Kalimi i terroristëve të fshehur mes emigrantëve është një alarm i të gjithë shteteve të rajonit, por askush nuk ka deri më tani një informacion konkret se si do të depërtojnë drejt BE-së.

Ndaj Shqipëria iu drejtua një ndër partnerëve të saj me të cilin pati sukses në luftën ndaj kultivimit të bimëve narkotike. Në këtë mënyrë, ekspertët shqiptarë të sigurisë mendojnë se do të bllokojnë çdo mundësi të kalimit individual të terroristëve nga Shqipëria.

Asistencën, sidomos atë të burimeve njerëzore, e kërkoi Ministria e Brendshme, e cila do që italianët, të cilët kanë një përvoje më të mirë në këtë fushë, të jenë për një kohë të pacaktuar prezent në kufijtë tokësorë shqiptarë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *