Emigrantë sirianë i afrohen kufirit shqiptar

Grupe të reja refugjatësh u zhvendosën nga Porti i Pireut drejt Janinës, qytetit kufitar me Shqipërinë.

Ky lajm është bërë i ditur nga autoritetet greke.

Mëngjesin e së premtes pesë autobuzë me refugjatë, katër prej të cilëve me shtetas sirianë dhe njëri me shtetas afganë, u vendosën në Kampin e Filipiadhës, në periferi të Janinës.

Kampi ndodhet 123 km nga kufiri shqiptar dhe në të, sipas autoriteteve greke, mund të strehohen deri në 700 refugjatë.

Autoritete greke thanë se do të vijojnë zhvendosjen e grupeve të refugjatëve edhe në dy kampe të tjera të cilat janë përgatitur gjatë këtyre ditëve në Veri të Greqisë.

Refugjatët u thanë mediave shqiptare se synonin të kalonin drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera europiane.

Autoritetet shqiptare janë shprehur kundër përdorimit të territorit të vendit si kalim transit, përsa kohë nuk ka një tjetër portë dalëse që do të lejonte udhëtimin e refugjatëve drejt shteteve të Europës Qëndrore, të cilat janë dhe destinacioni i synuar i tyre.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *