Emërime klienteliste në shërbimin civil. Ja raporti

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ka dërguar në Kuvend një raport mbi emërimet në shërbimin civil gjatë vitit 2015 ku janë evidentuar shkelje të shumta, sidomos nga bashkitë, por nuk mbeten pas dhe disa ministri.

Në raport theksohet se organet e pushtetit vendor kanë kryer procese formale, por më pas janë emëruar individë të caktuar, jashtë rregullave dhe procedurave. Komisioni ka veçuar Korçën, si qytetin ku ka pasur më shumë probleme.

“Në mënyrë të përgjithshme, problemet në këto raste, kanë konsistuar në faktin se gjatë procesit të ristrukturimit nuk është ngritur komisioni i ristrukturimit, i cili duhej të shqyrtonte mundësinë e sistemimit të çdo nëpunësi civil në vendet e lira ekzistuese dhe të bënte propozimet konkrete për transferimin e nëpunësit në një pozicion të lirë, në të cilin ai plotësonte kërkesat specifike”, theksohet në raport.

Po ashtu sipas tij, probleme të ngjashme janë vërejtur në Bashkinë Pukë, Bashkinë Fush-Arrëz, Bashkinë Vau Dejës, Bashkinë Krujë, disa njësi bashkiake të Tiranës, Bashkinë Vlorë, etj.

Sipas tij, në pjesën më të madhe të konkurrimeve ka marrë pjesë vetëm një kandidat, i cili edhe ka rezultuar fitues më pas. Komisioneri ka evidentuar të gjitha bashkitë që nuk kanë zbatuar konkurset dhe kriteret e reja, ku në çdo rast kanë marrë pjesë nga 1 kandidat, ku përmenden: Bashkia Shijak, Memaliaj, Konispol, Peqin, Gjirokastër, etj.

Komisioneri për Shërbimin Civil ka evidentuar shumë raste ku individë të caktuar janë futur në shërbimin civil, edhe pse disa kanë qenë me arsim të mesëm, apo disa të tjerë nuk plotësonin kushtet.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *