Elvira Dones: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës !

Shkrimtarja Elvira Dones ka sulmuar ashpër qeverinë e Edi Ramës.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Dones shkruan se Shqipëria nuk është pronë e qeverisë, ndërsa shton se kjo e fundit duhet të dëgjojë dhe respektojë popullin.

“L’Albania NON è in vendita.

Shqipëria nuk është pronë e një grupi mashtruesish.

Qeveria aktuale ka një rrugë të vetme: të degjojë dhe te respektoje ate qe populli po i kërkon dhe për të vetmen arsye për të cilën e votoi.

Nëse ajo që u thuhet shqiptarëve, thuajse çdo ditë, me përçmim, se janë një popull delesh, pa mend, të manipuluar, të paditur, atëhere kjo qeveri le të gjejë një popull tjetër që të kënaqë dëshirën e saj për t’u majmur në kurriz të tij.”

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *