Eksportet shqiptare prekin fundin këtë vit

Eksportet shqiptare duket se do te prekin pikën më të dobët të dekadës këtë vit. Pas një rritje dyshifrore të peshës së tyre në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto shkëlqimi i “Made in Albania” do të venitet në vitet në vijim.

Sipas përllogaritjeve dhe parashikimeve të Fondit Monetar të publikuara së fundmi, eksportet në vitet në vijim deri më 2019 nuk do të kalojnë 9 % të PBB. Pika më dobët e tyre do të jetë pikërisht ky vit ku hyrjet valutore nga eksportet të mos jenë më shumë se 7.5 për qind e PBB, niveli më i ulët në parashikimet e dekadës.

Sipas të vlerësimeve të Fondit eksportet shqiptare e arritën kulmin në vitin 2013 duke siguruar të ardhura në mbi 18 për qind të PBB, më pas në vitin 2012 të ardhurat nga eksportet shënuan 9.4 për qind të PBB dhe vitin që shkoi vetëm 8 për qind.

Ulja ne vlerë e eksporteve po ndikohet nga çmimet më të ulta që po ofron tregu ndërkombëtar, kryesisht për mineralet.

Dobësitë e parashikuara për këtë vit janë vënë re qysh në muajin janar, ku iNSTAT raportoi ulje vjetore të eksporteve prej 7,8 %. Mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike pësuan rënie me 9 % në janar 2016, materialet e ndërtimit me -6,4 % dhe makineritë dhe pajisjet pas një rritje të vrullshme dyshifrore ne gjysmën e parë të vitit që shkoi shënuan rënie me -1,3 pikë përqindje në janar.

Sipas vlerësimit të Fondit Monetar ndërkombëtar eksportet shqiptare do të ndikohen negativisht për 2016-2017 nga zhvillimet jo të favorshme në tregjet e jashtme.

Ndërsa importet janë projektuar të mbeten të larta për shkak të nevojës për makineri dhe logjistike që do të ketë zbatimi i dy projekteve të mëdha (të tilla si Gazsjellësi Trans Adriatik dhe hidrocentralet ne Devoll nga Statkraft).

Llogaria korente do të vazhdojë të financohet kryesisht nga investimet e huaja direkte.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *