Edhe Preç Zogaj i del kundër Ardit Gjebreas: Lakmi për audiencë

Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Preç Zogaj është shprehur kundër intervistës që Ardit Gjebrea i mori Marjan Rrokut në emisionin “E Diela shqiptare”.

Në një analizë në “Panorama” duke iu referuar rrëfimit nga qelia të të dënuarit përjetë për një vrasje të dyfishtë, Zogaj shprehet se “Etja për shikueshmëri tregoi edhe një herë se nuk sheh kallot ku shkel dhe plagët që hap”.

“Sindroma e audiencës me çdo çmim dha një shfaqje tronditëse këto ditë. Etja për shikueshmëri tregoi edhe një herë se nuk sheh kallot ku shkel dhe plagët që hap. Lakmia ka sy flakërues, por nuk ka fe, nuk ka mëshirë. Si mund të ndalet, si mund të korrigjohet kjo mynxyrë? Duhet të besojmë kurdoherë në zgjimin dhe rizgjimin e ndërgjegjes profesionale të gazetarëve”- shkruan Zogaj.

Publicisti thekson se jemi në shpërfytyrimin e gazetarisë profesionale dhe ky është problemi i madh për t’u debatuar e për t’u zgjidhur.

“Parimi i ri” është njëra palë të nxjerrë në skenë tjetrën, siç ndodhi me intervistën e Rrokut, s’ka rëndësi me çfarë çmimi, s’ka rëndësi se të afërmit e viktimave që detyrohen të reagojnë do të ndiejnë sërish shqyerjen e plagës që ka vënë kore, por nuk shërohet kurrë”- shkruan ai.

Sipas Zogajt, media ka funksione publike edhe kur është private. “Aq sa varet nga publiku, edhe e formon atë”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *