E shkarkoi KPK me 2 vota, gjyqtari i Kushtetueses kërkon rikthimin nga Apeli

E shkarkoi KPK me 2 vota, gjyqtari i Kushtetueses kërkon rikthimin nga Apeli

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha çuditërisht është shkarkuar nga KPK-ja, me dy vota pro dhe një kundër!

Pro gjyqtarit Hoxha, ka votuar anëtarja e trupës së KPK-së, Valbona Sanxhaktari.

Sipas mendimit të shumicës ky gjyqtar nuk ka mundur dot të kalojë testin e pasurisë, por që sipas pakicës ai ka në pasuri e tij vetëm një apartament në Tiranë të blerë në vitin 2011 për vlerën 140 mijë euro, për të cilën ka ende borxhe të pashlyera e do të mund te bëhet pronar i kësaj banese vetëm në vitin 2034.

Ndërsa sot po i njëjti institucion ka vendosur që kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja i cili 1 javë më parë nuk e justifikonte dot pasurinë, të vazhdonte të qëndronte në detyrë.

Një vendim i çuditshëm i KPK-së, që vetëm 1 javë më parë deklaroi se pasuria e Dedjes nuk justifikohej, por sot gjithçka ishte në rregull.

Pas vendimit të KPK-së, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha e ka apeluar vendimin e tij.

Kështu, do të jetë Kolegji Apelimit është ai që do të vlerësoj përfundimisht çështjen dhe do të vendosë për fatin e gjyqtarit Kushtetues!

Gjyqtari Hoxha është një gjyqtar me një karrierë të gjatë në gjyqësor dhe që duket se gëzon besimin e publikut!