E paprecedent! Ndalohet në komisariat avokati se shkon të mbrojë klientin!

Ka shkuar të përfaqësojë Zirkon Dishën dhe Besmir Agalliun e ndaluar nga policia se po protestonin tek Liqeni, por ka përfunduar vet në qeli.

Ka mëse dy vjet që Rama me klonet e tij Tahiri e Veliaj i vjen rrotur dhe nuk le rast pa provokuar Zirkon Dishën dhe Altin Goxhajn si ata që u prinë protestave kundër ardhjes së armëve kimike nga Siria. Që të dy këta aktivistë janë prezent në çdo reagim kundër gafave apo edhe padrejtësive të rilindjes.

Sot ka ndodhur e paimagjinueshmja!! Pasi kanë shoqëruar Zirkon Dishën në komisariat për shkak të protestës së shoqërisë civile tek Liqeni, avokati Altin Goxhaj ka shkuar për të përfaqësuar klientin e tij. Nga ambjentet e komisariatit ka postuar edhe këtë video ku denoncon rastin e përsëritur se si në komisariate të ndaluarve u privohet e drejta për të patur avokat. E ndërsa përpiqej të takohej me Dishën dhe Agalliun, policët e kanë shoqëruar vet atë në qeli.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *