Ditët në vijim favorizuese për pushuesit në bregdet

Ditët në vijim favorizuese për pushuesit në bregdet

Kjo fundjavë do të jetë ideale për ata që kanë zgjedhur bregdetin për të pushuar. Meterologët thonë se kjo fundjavë ka lënë pas ditët me mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe fundjava e dytë e korrikut është e nxehtë.

Temperaturat në zonat bregdetare do të arrijnë deri në 32 gradë celcius. E shtuna ka diell të nxehtë, pra rritje me 2 apo 3 gradë celcius pa vranësira e pa reshje shiu.

Temperaturat minimale nuk do të jenë më pak se 25 gradë celcius.
Edhe të dielën zhiva e termometrit do të shënojë këtë vlerë temperaturash rreth 31-32 gradë celcius, favorizues për pushuesit në bregdet, në mesditë do të këtë vranësira, por jo reshje shiu. Pasdite temperaturat do të shënojnë 1 deri në 2 gradë rënie.

Edhe java e ardhshme do të nisë mes vlerave të temperaturave, 29-30-31 grandë celcius. Sipas meterologëve ditët e javës së ardhshme do të jenë po kaq të nxehta.
Në këtë të nxehtë për ata që pushojnë , por dhe për ata që duhet të vazhdojnë aktivitetet e tyre të përditshme, janë në punë apo në lëvizje, mjekët rekomandojnë shmangien e daljeve në orët e drekës, në pikun e temperaturave.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *