Deti mbi 8 ballë, pezullohen tragetet dhe të gjitha lundrimet në Vlorë

Deti mbi 8 ballë, pezullohen tragetet dhe të gjitha lundrimet në Vlorë

Erë të forta dhe stuhi të mëdha kanë përfshirë mëngjesin e sotëm bregdetin e Vlorës. Sipas njoftimeve zyrtare deti ka shkuar mbi 8 ballë, duke pezulluar kështu të gjitha lundrimet në Vlorë

Si pasojë e këtij moti të keq, mësohet se trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk do të kryejë itinerarin e përditshëm si pasojë e detit me dallgë. Era e fuqishme ka bërë që dallgët në det të shkojnë deri në 8 Ballë.