<!--:al--> Çuçi: Pushteti vendor ka degraduar <!--:-->

<!--:al--> Çuçi: Pushteti vendor ka degraduar <!--:-->

Më shumë se një vit përpara zgjedhjeve dhe në prag të ndarjes se re territoriale, pushteti vendor është thuajse inaktiv dhe sipas ministrit Blendi Çuçi, ai nuk ofron as shërbime dhe as investime.

“Të dhënat tregojnë se në vitin 2013 gati të gjitha të ardhurat e siguruara nga taksat vendore në nivel kombëtar, shkuan për paga dhe shpenzime personeli, duke mos kthyer mbrapsht asnjë shërbim apo investim publik”, tha Çuçi.

Ky është vetëm një prej treguesve se modeli aktual i pushtetit vendor ka dështuar. Aktualisht asnjë nga bashkitë nuk ka mundur të administrojë territorin, planifikimin urban apo mjedisin.

Nga 385 komuna ne vend vetem 0.2 % arrijne te mbahen nga taksat e te ardhurave vendore dhe pjesa me e madhe e tyre mbahen nga parate e shtetit. 25 milione dollare ne vit paguajnë taskapaguesit shqiptare per rroga te punonjesve te komunave dhe bashkive.

“Ky perkeqesim ka të bëjë, ndoshta me ezuaurimin e modelit të funksionimit në tërësi të qeverisjes vendore në Shqipëri”, tha Çuçi.

Ky konkluzion ka bere qe Qeveria shqiptare, paralelisht me reformen territoriale, te nise hartimin e stretegjise se decentralizimit, 15 vjet pas strategjise se fundit dhe te vetme qe eshte bere ne vend.

Me mbeshtetjen e USAID, strategjia qe do te preke ndryshimin e disa ligjeve per funksionimin e pushtetit vendor, pritet të përfundojë bashke me ndarjen e re te territorit në qershor. Duke e cilesuar çastin e nderrmarrjes se ketyre reformave te volitshem, ambasadori amerikan Aleksander Arvizu deklaroi se Qeveria e tij, e cila ka vene ne dispozicion para dhe asistence teknike, mbështet kryerjen e e ketyre reformave ne afat.

“Eshte shpresa jone si dhe pritja jone gjithashtu qe te dyja proceset te mund te bashkerendohen dhe vazhdohen te behen ne kohen e duhur. E pergezojme Qeverine e Shqiperise per kalendarin ambicioz per te prodhuar nje strategji te decentracilizimit deri ne qershor te ketij viti. Deshirojme me te miren per qytetaret shqiptare dhe e mbeshtesim kete nisme, e cila eshte hartuar per te prodhuar nje qeverisje vendore me frytdhenese dhe me te pergjegjshme per qytetaret shqiptare”, tha Arvizu.

Diplomati amerikan shtoi se nxit te gjithe, siç tha ai, “te rrokin kete mundesi per te ndertuar konsensusin e nevojshem”.

“Ne e kemi perseritur dhe thene shpesh Qeveria e SHBA-ve dhe ambasada e saj e sheh dialogun e hapur dhe konstruktiv si nje element jetik te Qeverisjes se efektshme ne nje shoqëri demokratike. Ne kemi nevoje per me shume dialog konstruktiv. Nese une do te qendroja perpara jush dhe do t’ju ofendoja ose do t’ju vendosja lloj-lloj etiketimesh per ju apo familjen tuaj mund te ishte zbavitese per disa, por ne te vertete nuk do te ndihmonte ne mbarevajtjen e punes”, tha Arvizu.

Duke kerkuar leje, sic tha, per te qene i qarte dhe i drejtperdrejtë, ambasadori Arvizu kerkoi qe reforma territoriale dhe decentralizimi te shihen si prioritet kombetar.

“Eshte e rendesishme per kete Qeveri, eshte e rendesishme per Qeverine e SHBA, me lejoni ta perseris eshte e rendesishme per qeverine e SHBA, dhe per Shqiperine. Ju uroj nje pune shume frytedhenese ndersa nisni nje projekt te ri dhe dua te permend faktin se ne do tju vezhgojme”, tha Arvizu.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *