Cani: Serveri i Thesarit është në funskion

Cani: Serveri i Thesarit është në funskion

Ministri i Financave Shkëlqim Cani i pyetur nga mediat pas nënshkrimit të marrëveshjes së huasë me Bankën Botërore për mirëmbajtjen e rrugëve, tha se “serveri i Thesarit punon”.
Ndërsa në faqen zyrtare të Thesarit, pagesat e fundit janë ato të datës 3 prill, pra që të premten e kaluar.

“Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, ajo çfarë ndodhi ishte për shkak të pajisjeve të vjetra”, deklaroi Cani për mediat. Kemi dështuar disa herë me tenderin për rinovimin e pajisjeve, theksoi ai.

Serveri i Thesarit, përmes të cilit shteti shqiptar kryen të gjitha pagesat, nuk ishte në funksion që nga data 3 prill për shkak të pajisjeve të vjetra, por ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi sot se serveri i Thesarit është vënë në funksion.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *