Bulevardi i Ri, banorët kërkesë tek ambasada e SHBA-ve

Edhe sot, banorët që preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri të Tiranës kanë dalë sërish në protestë. Ata kanë deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre me shpronësimet e vendosura nga bashkia.

Banorët u shprehën se kryetari i bashkisë, Erion Veliaj nuk e ka pranuar kërkesën e tyre për ndërtimin e një pallati vetëm për këta banorë, ndaj janë të detyruar për mosbindje civile.

“Ne jemi para një fakti të kryer. Ne nuk bëjmë presion, protestojmë për të drejtën tonë. Hajde të gjejmë zgjidhje për ligje që ka vendosur shteti shqiptar. Në momentin që s’kemi zgjidhje, jemi për mosbindje civile”, deklaruan banorët.

Gjithashtu, ata i bënë thirrje edhe kryeministrit dhe trupit diplomatik që të gjejnë zgjidhje për këtë çështje.

“Kryeministri të shikojë problemin, të sjellë stafin për verifikim. Apel trupit diplomatik. I bëjmë thirrje njerëzore. Shteti shqiptar po na i merr shtëpitë badihava”, pohuan banorët.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *