Bllokohet rruga Has-Tropojë, bashkitë heshtin, ankohen banorët

Sërish probleme në rrugët e veriut. Reshjet e shiut kanë sjellë rrëshqitje të dherave dhe gurëve në disa akse në zonat malore.

Si pasojë e reshjeve të shumta. rruga nacionale Has-Tropojë, është bllokuar për shkak të shembjes së skarpateve anësore.

Siç shihet edhe nga fotot në afërsi të Kamit, në vendin e quajtur “Ura e Skatinës” ka patur rrëshqitje masive të shkëmbinjve e gurëve.

Por megjithëse ky është një aks i rëndësishëm për lidhjen e zonave veriore me njëra-tjetrën deri tani nuk ka patur asnjë ndërhyrje për zhbllokimin e saj.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *