“Beso i Tajvanit” nuk mohon se ka kërcënuar Berishën. Ja deklarata

Ish kryeministri Sali Berisha publikoi një sms që i është dërguar nga biznesmeni Besnik Sula i cili kërcënoi ish liderin e PD-së pas denoncimi që bëri ku tha se koncensioni i Parkut Rinia u mor nga Sula përmes Olsi dhe Edi Ramës.

Ka qënë biznesmeni Sula, ose siç njihet ndryshe Besi i Taivanit i cili reagoi pas këtij lajmi. Në deklaratën e tij Sula nuk mohon mesazhin kërcënues por tregon për vështirësite e biznesit në Shqipëri në lidhje me politiken.

“Mendoj qe ky eshte nje episod i pakendshem per te gjithe. Shpresoj qe asnje biznesmen dhe asnje qytetar te mos perndiqet politikisht si une per me shume se 15 vjet periudhe gjate se ciles jo vetem me kane detyruar te paguaj gjoba por mjerisht jam bere pjese e leksikut poitik te ketyre viteve, une punoj drejt! Gjithkush mund ta kontrolloje punen time. Une nuk dua qe femijet e mij ashtu sic deshiroj per femijet e kujtdo tjeter te rriten ne nje vend ku barra e proves bie mbi te akuzuarin dhe ku politika nuk e respekton biznesin por e ben ate antar partie”, shkruan Sula.

Më heret Berisha publikoi një mesazh ku tha se është kërcënuar nga Sula.

“Beso i Tajvanit jam. Po si ste vjen turp qe ke 15 vjet qe meresh me mua! Tani qe je deputet i thjeshte po e kuptoj qe e ke personale. Dhe une te garantoj qe do ta bej me shume se personale. Tani do me njofesh”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *