Berisha takon Presidentin e Fondit Shqiptaro -Amerikan të Ndërmarrjeve

Berisha takon Presidentin e Fondit Shqiptaro -Amerikan të Ndërmarrjeve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur ditën e sotme në një takim Presidentin e Fondit Shqiptaro -Amerikan të Ndërmarrjeve, zotin Michael Granoff.

Në këtë takim ish-kryeministri Berisha, i ka shprehur falënderimet zotit Granoff, për mbështjetjen e madhe që i ka dhënë vendit tonë në shumë projekte.

Ja postimi i ish-kryeministrit:

Të dashur miq, sot prita në një takim Presidentin e Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve, zotin Michael Granoff.

I shpreha vlerësimin më të madh për suksesin e projekteve të Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve në tërësi në Shqipëri si dhe investimet serioze që janë bërë në të gjitha fushat nga ky Fond. Shpreha kënaqësinë që projekti i rindërtimit të qendrave urbane, një inisiativë e Fondit ne bashkëpunim me qeverinë shqiptare e nisur me qeverinë e mëparshme qe në vitin 2011, është projekti i vetëm i punëve publike qe ecën në Shqipëri dhe kjo falë financimit dhe ekspertizës së Fondit.

Presidenti Granoff më informoi se projekti më i fundit në këtë drejtim do jetë Vlora, ku Fondi do investojë një shumë të madhe për rindërtimin e qendrës së Vlorës. Gjithashtu në takim u diskutua për projektin e Fondit në arsim dhe në fusha të tjera.

Në këtë kontekst i shpreha mirënjohjen më të thellë presidentit Granoff, bordit dhe punonjësve të Fondit, që me përkushtimin e tyre të madh, dashurinë për Shqipërinë e shndërruan Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve në historinë më të suksesshme në të gjitha vendet ish komuniste.

Në takim diskutuam për problemet kryesore në Shqipëri që janë krimi dhe korrupsioni dhe pamundësinë totale për t’i luftuar, për shkak të lidhjeve të Ramës dhe qeverisë me to, çka po largon investimet e huaja.

Biseda ishte e hapur dhe miqësore.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *