Banori proteston mbi çati: Nuk kam ku jetoj po më shembën shtëpinë

Punonjës të INUV-së kanë vijuar sot aksionin për prishjen e banesave që do t’i hapin rrugë ndërtimit të bulevardit të ri të kryeqytetit. Aksioni po vijon në zonën e Stacionit të Trenit, ku banorët ditët e fundit kanë zhvilluar protesta, duke kundërshtua prishjen e banesave të tyre.

Paraditen e sotme, një banor ka hipur në çatinë e banesës së tij dhe refuzon të zbresë. Shaban Tresa nuk është dakord me dëmshpërblimin e akorduar për prishjen e banesës së tij. Ai e ka refuzuar masën e shpronësimit prej 10 milionë lekësh, duke u shprehur se nuk ka ku të jetojë nëse i prishet banesa.

“Kam një djalë invalid, nuk kam ku të jetoj”, shprehet ai.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *