Banorët e stacionit të trenit protestë përpara bashkisë: Dëmshpërblimet qesharake

Sërish në protestë kundër shpronësimeve. Banorët e Stacionit të Trenit të prekur nga ndërtimi i Bulevardit të ri sërish kanë dalë në protestë përpara bashkisë kundër shpronësimeve të banesae të tyre, sipas të cilëve janë qesharake.

Në total janë 204 banesa që preken nga punimet ndërkohë që 12 prej tyre kanë marrë ultimatumin e fundit që duhet të zbrasin banesat e tyre brenda 4 ditëve pasi do të nisë shembja.

Ata refuzojnë masën e kompensimit që i është caktuar me vendim qeverie dhe deklarojnë se nuk do të lirojnë banesat pa u strehuar më parë.

Kjo nuk është hera e parë që banorët protestojnë dhe kërkojnë rishikim të shpronësimeve pasi vetëm pak javë më parë kur nisi shëmbja e disa ndërtesave ata u konfliktuan ashpër me policinë dhe kundështuan me forcë zhvendosjen.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *