As për nder të Sorosit,  nuk mund t’i ‘orientosh’ seksualisht fëmijët! Ndal Rama!

As për nder të Sorosit, nuk mund t’i ‘orientosh’ seksualisht fëmijët! Ndal Rama!

Edi Rama ishte i pranishëm në inaugurimin e një shkolle 9-vjeçare në Strumë të Roskovecit, ndërsa në një nga klasat shfaqet një flamur në formën e një perdeje, me ngjyrat e LGBT-së.

Shkolla është rikonstruktuar së fundmi nga qeveria dhe flamuri që simbolizon prirjet homoseksuale, i përshtatur si perde, në një nga klasat që ka vizituar Kryeministri, bie në sy shumë lehtë.

Foto është publikuar nga vetë Kryeministri në postimet në rrjet, ndërsa të shumta ishin reagimet dhe komentet e ndjekësve të tij, duke e akuzuar se po i ushqen fëmijët me propagandë pro homoseksualitetit.

Në fakt, ka pasur që herët iniciativa për të përfshirë në kurrikulat shkollore propagandaën e lëvizjes LGBT.

Kjo është hera e parë që simbolet e kësaj lëvizjeje përfshihen si pjesë e dekorit të shkollave të restauruara.

Ky është një nga skandalet më të mëdha në fushën e arsimit, veçanërisht atij 9-vjeçar, ku mësojnë fëmijënë moshën nga 6 deri 14-15 vjeç dhe që është e papranueshme të orientohen seksualisht.

Publikimi i fotos në këtë klasë nga Rama ndoshta është rastësor me vizitën e Aleksi Soros në Tiranë, i cili në disa foto të publikuara shfaqet me të dashurin e tij.

Por nëse ky ishte thjesht një nder që i bëhej ‘mikut’ Soros, minimalisht një simbol i tillë nuk duhej të përdorej në një klasë shkolle filloreje.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone