Arrestohen 3 inspektorë tatimesh në Lezhë, nuk konfiskuan mallin pa dokumentacion

Procedohen penalisht 4 Inspektorë të Tatimeve për veprën penale ” Shpërdorim detyre ” dhe një shtetase për veprën penale ” Fshehje e të ardhurave ”

Arrestohen 3 prej Inspektorëve të Tatimeve dhe shpallet tjetri në kërkim.
Procedohet në gjendje të lirë shtetësia e dyshuar për veprën penale “Fshehje e të ardhurave ”

“Me datë 12.03.2016 , në kuadër të goditjes së informalitetit dhe paligjshmërisë, nga Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomiko Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u finalizua me sukses Operacioni i Koduar “Thunder”.

Në kuadër të këtij Operacioni u bë ndalimi si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim të shtetasve:

Alma Hasanaj , 30 vjeçe, banuese në Kurbin, me detyrë Inspektore pranë Drejtorise së Hetimit Tatimore Shkoder.

Nikoll Kalaj , 51 vjeç, banues në Kurbin, me detyrë Inspektor Vlerësimi pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë.

Nikolin Radovani 52 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimor Shkodër.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit :

Armando Gjokaj 25 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë.

Ndalimi dhe shpallja në kerkim e këtyre shtetasve u krye pasi nga ana e tyre me datë 10.03.2016, kanë ushtruar kontroll në subjektin e shtetases E.P. në lagjen “Besëlidhja qyteti Lezhë, ku gjatë kontrollit të ushtruar ndër të tjera në zbatim të urdhrit ditor të punës kanë bërë inventarizimin e mallit të këtij subjekti, dhe skanë bërë konfiskim të plotë të mallrave pa dokumenta tatimore, duke shkelur Ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 Per proçedurat tatimore në R.SH.”, shkruhet ne njoftimin e policise.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *