Ambasadori grek nga Vlora: Do ta mbështesim Shqipërinë drejt BE

Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Leonidhas Rokanas, zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Vlorës, ku u takua me drejtues të qeverisjes vendore.

Në këto takime u nda i njëjti qëndrim, ai i nivelit të mirë të marrëdhënieve që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve respektivë, me histori të lashtë dhe me tradita. Në këtë kuadër, u shtrua nevoja e forcimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët dhe me përfitim të ndërsjelltë.

Ai theksoi se, mbështetja e Greqisë për Shqipërinë në rrugën e saj evropianë, ka qenë e vazhdueshme dhe do të jetë e tillë edhe në të ardhmen, deri në finalizimin e saj, me anëtarësimin në BE. “Anëtarësimin në BE, ju duhet ta konsideroni një shans dhe jo një detyrim”, theksoi Rokanas, duke shtuar se, programet e Komunitetit Evropian, përbëjnë instrumenta të rëndësishëm në këtë drejtim.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *