Albin Kurti në Kongresin e PS-së: Kjo parti duhet të bëhet e majtë

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosja, në përbërje të së cilit është Albin Kurti dhe Glauk Konjofca, merr pjesë në si të ftuar në Kongresin e PS-së. Në një pronocim për mediat Albin Kurti u shpreh se bashkëpunimi mes Vetëvendosjes dhe PS është i natyrshëm, pasi subjekti politike VV që nga viti 2013 ka marrë profilin e një partie socialdemokrate.

“Ftesa për ne është krejt e natyrshme. Gjykoj se e majta në përgjithësi si në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Europë gjendet përpara sfidash të mëdha. Duhet të ketë diskutim për ta kapërcyer këtë situatë. Gjykoj se PS duhet të intensifikoj bashkëpunimin me partitë e majta në Kosovë si dhe me
partitë e majta europiane”, ka theksuar Kurti.

Ai gjithashtu ka pasur dhe një kritikë për PS-së ndërsa ka thënë se PS-ja duhet të jetë më shumë në krah të njerëzve në nevojë përmes politikave sociale. “PS besoj se është një parti e qendrës më shumë se e majtë dhe duhet të jetë më shumë e majtë se e qendrës”.

Sipas tij, kjo vjen sepse Partitë Socialiste kudo në rajon dhe Evropë po kalojnë një farë krize.

“Nuk i kam ndjekur shumë zhvillimet partiake, por besoj që e majta jo vetëm në Shëipëri, por dhe në rajon dhe Evropë po kalon një farë krize dhe është e domosdoshme që të ketë një diskutim si të kapërcehen këto kriza. Duhet që PS të intensifikojë bashkëpunimin me të majtën në tërësi dhe Kosovën në veçanti dhe duhet që shqiptarët me bujarinë e tyre fatkeqësisht dhe me varfërinë e tyre janë me orientim të majtë, por duhen drejtuar”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *