Aksident në Itali, vdesin dy të rinj shqiptarë

Dy shqiptarë kanë vdekur dje në një aksident tragjik, ku janë përfshirë me makinën e tyre. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 13:00 të ditës së djeshme kur dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Saab 1900” me ngjyrë të zezë, në rrugën Casilina në Frosinone, Itali.

Të dy të rinjtë, shqiptarë dhe miq për kokë kanë ndërruar jetë menjëherë nga aksidenti, pasi makina e tyre u përplas me një pemë.

Bëhet fjalë për Endrit Cenën, 30 vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve dhe Rudolf Zefi, 33 vjeç, për të cilët nuk u mund të bëhej asgjë.

Tragjedia ka ndodhur në mënyrë të papritur, në orët e drekës.

Të dy Endriti dhe Rudolfi ishin duke udhëtuar me makinën e tyre “Saab 1900”, në rrugën e Casilina në drejtim të veriut dhe në kilometrin e 67 në territorin e Anagnit, në mënyrë të papritur mjeti i tyre ka dalë jashtë rruge.

Përplasja me pemën ka qenë e tmerrshme, makina ishte ndarë më dysh dhe dy të rinjtë shqiptarë kanë vdekur menjëherë. Të parët që shkuan në ndihmë të tyre ishin banorët e zonës dhe më pas, edhe disa shoferë të tjerë që ishin duke udhëtuar aty.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me të shpejtë dhe policia, mjekët dhe zjarrfikësit, por fatkeqësisht për dy të rinjtë shqiptarë që jetonin prej vitesh në Itali, nuk mund të bëhej asgjë. Ata kishin ndërruar jetë menjëherë në përplasje.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *