Adoleshenti tentoi të futej në avion, reagon Rinasi: Ja çfarë ndodhi

Adoleshenti tentoi të futej në avion, reagon Rinasi: Ja çfarë ndodhi

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka reaguar në lidhje me tentativën e një adoleshenti nga Puka, i cili ka tentuar sot të hyjë në mënyrë të paligjshme në pistën e avionëve.

Aeroporti thekson se personi që çau gardhin rrethues të pistës është 17-vjeçari me inicialet E.G, i cili është kapur menjëherë nga punonjës të aeroportit.

“Bazuar në procedurat e brendshme mbi rregullat e sigurisë, është njoftuar policia e Rinasit e cila ka bërë të mundur shoqërimin e menjëhershëm të tij në mjediset e komisiariatit të Rinasit”, shkruhet në reagimin e TIA.

Po sipas tyre, siguria e aeroportit nuk është kompromentuar në asnjë moment.

“Shtetasi E. G nuk ka patur asnjë kontakt me pasagjerë apo mjet. Në dijeninë tonë, motivi i veprimit të tij ishte emigrimi jashtë Shqipërisë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. TIA do ta vlerësonte nga ana e enteve mediatike, që për çdo informacion që lidhet me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, të merret konfirmim zyrtar nga kompania, në shërbim të saktësisë së lajmit dhe mënjanimit të çdo paqartësie. TIA nxit transparencën e informacionit, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur në komunikimin me mediat”, thuhet më tej në njoftim.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *