A po e mbron Rama-Tahirin?

A po e mbron Rama-Tahirin?

Analisti Dritan Hila është i mendimit se kryeministri Edi Rama po e mbron ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Syri.net, të moderuar nga Alen Xhelili, Hila tha se, Tahiri nuk mund të ketë vepruar në kokë të vetë, por edhe në këto momente Rama e ka marrë në mbrojtje.

Unë mendoj që po e mbron, nuk mund ta linte më ministër apo në i që ai ishte. Ka disa indicie që vënë në dukje se Tahiri ka probleme me trafikun e hashashit, ka një fakt të pakundërshtueshëm, që është makina e tij, kjo është dhe shtylla ku bazohet akuza. Është një mbrojtje që i bën, pastaj se sa i implikuar është Tahiri, apo ka marrë para nga trafikantët e drogës, mendoj se edhe si analist duhet të kemi kujdes ku flasim, sepse është një akuzë shumë e rëndë.

Nëse kemi një ministër që është i implikuar në trafik droge dhe kemi një kryeministër që thotë nuk di gjë, kjo është e pabesueshme.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone