8 vite pas Gërdecit, Rama betejë në Strasburg kundër dëmshpërblimit të viktimave

Megjithëse erdhi në pushtet me premtimin se do të krijonte kushtet për të çuar para drejtësisë përgjegjësit e Gërdecit, kjo qeveri sot vijon dy beteja paralele gjyqësore me familjarët e Gërdecit.

Siç dihet, Ministria e Mbrojtjes është përfshirë në një betejë gjyqësore me familjarët e viktimave të Gërdecit, për çështjen e dëmshpërblimit, në Gjykatën Administrative. Gjatë seancave gjyqësore, Ministria e Mbrojtjes ka mbrojtur të gjitha vendimet dhe aktet në lidhjet me fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.

Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të stafit të zonjës Kodheli, Gjykata Administrative ka pranuar padinë dhe kërkesën e familjarëve për dëmshpërblim.

Por, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur të vijojë betejën në Gjykatën e Apelit.

Ndërkaq, qeveria “Rama” ka nisur edhe një proces paralel gjyqësor me familjarët e viktimave të Gërdecit në Gjykatën e Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Në betejën e dytë, familjarët e viktimave të Gërdecit kërkojnë një gjykim nga fillimi të të gjithë zyrtarëve, ish-funksionarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në skandalin e Gërdecit. Nga ana e tij, kryeministri Rama ka angazhuar Avokatin e Shtetit, për të rrëzuar familjarët.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *