6 kërkesat e shoqërisë civile për parkun te Liqeni

Pas dështimit të takimit të djeshëm mes përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe bashkisë së Tiranës, shoqëria civile ka publikuar një letër të hapur në të cilën parashtrohen 6 kërkesa drejtuar Bashkisë së Tiranës në lidhje me ndërtimet te parku I Liqenit.

a) “Hapi i parë është ndalimi i punimeve dhe nisja e procedurës për këshillimin me publikun.

b). I gjithë procesi i dëgjesave me publikun, presim që të kryhet në besnikëri të plotë siç e kërkojnë ligjet në fuqi.

c). Përpara se të ulemi në debat, kërkojmë të kemi një dosje të plotë me dokumentacionin për “këndin e lojërave” dhe “masterplanin për liqenin”, me dokumente teknikë, normative, administrative.

d). Ftesa për debat të jetë publike në media, ku të ftohen të gjithë qytetarët dhe të përcaktohet një kalendar diskutimesh, që do marrë të gjithë kohën e duhur që kërkojnë procedurat në fuqi.

e). Debati të kryhet për të gjithë “masterplanin e liqenit”, jo thjesht për “këndin e lojërave”.

f). Të na jepet mundësia që debati të zhvillohet në nivel qytetar, por dhe ekspertësh të shoqërisë civile, ku dhe ne të kemi mundësi që të prezantojmë vizionin, dhe propozime të mundshme alternative, të cilat sigurisht që do jenë të diskutueshme”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *