Pas sulmeve në Bruksel Facebook aktivizon kontrollin e sigurisë

Rrjeti social Facebook ka aktivizuar mëngjesin e sotëm Kontrollin e Sigurisë për përdoruesit nga Brukselit, pas sulmeve të tmerrshme që ndodhën sot në këtë vend, ku mbetën të vdekur të paktën 34 njerëz dhe janë plagosur me qindra të tjerë. Katër shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të së martës, dy prej të cilëve të verifikuar në aeroportin Zaventem, ndërsa dy të tjerët në dy stacione metroje në zemër të kryeqytetit belg.

Veçoria Kontrolli i Sigurisë u lançua për herë të parë në muajin prill, pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi në Nepal, dhe u aktivizua në muajin nëntor, pas sulmeve terroriste në Paris.

Veçoria “u shënua i sigurt” lejon njerëzit që jetojnë në zonat e prekura nga sulmet të tregojnë në profilet e tyre se janë të sigurt, në mënyrë që të informojnë miqtë dhe të afërmit për shëndetin e tyre. Përdoruesit mund të vizitojnë gjithashtu uebsajtin Kontrolli i Sigurisë në Facebook, për të parë miqtë që jetojnë në këtë zonë dhe kush janë regjistruar si të sigurt.

“Gjej dhe lidhu me shpejtësi me shokët në zonë. Shënoji si të sigurt nëse e di se janë në rregull,” shkruhet në Facebook.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *