Nuk duhet të jeni në dilemë për të blerë një iPad

Nuk duhet të jeni në dilemë për të blerë një iPad

Teknologjia ka përparuar dhe po përparon me hapa galopand. Një pjesë e madhe e njerëzve janë të fiksuar pas pajisjeve elektronike më të fundit. Shumë njerëz janë në dilemë nëse duhet të blejnë një iPad apo jo. Kësaj pyetjeje nuk është e lehtë t’i japësh përgjigjje por këtu mund të gjeni disa arsye pse duhet të blini një iPad.

1. Është i lehtë ta përdorësh – iPad është një tablet që ka ndërfaqe të pastër dhe lehtësisht të kuptueshme, duke i shtuar kësaj edhe performancën e lartë. iOS është një sistem që ka ripërcaktuar se çfarë do të thotë të ndërveprosh me pajisjet kompjuterike.

2. Aksesi – portabiliteti i iPad-it do të thotë që mund të lidheni në internet përmes disa mënyrave. Mund të përdorni Wi-Fi ose nëse merrni versionin më të shtrenjtë, mund të keni internet me kompanitë telefonike (ky model ju kushton pothuajse 130 $ më tepër).

3. Vendndodhja – aftësia e iPad-it për të dedektuar vendndodhjen është më e dobishme nga sa mendoni. Kjo ju lejon të merrni informacione në lidhje me atë çka ju rrethon, si për shembull dyqanet apo shërbimet afër jush. Gjithashtu mund të informoheni fillimisht për një restorant apo dyqan para se ta vizitoni.

4. Portabiliteti – Mund të kontrolloni e-mailin apo të postoni në Twitter apo të kërkoni në internet pa pasur nevojë për laptopin tuaj. Për shumë njerëz, një nga pikat më tërheqëse të iPad-it është fakti se mund ta merrni me vete kudo ku jeni.

5. Aplikacionet – ndoshta ky është avantazhi më i madh nga të gjitha. Sipas të dhënave të mbledhura nga gazetarët e PCWorld në javët e fundit, për iPad ka mbi 375 000 aplikacione. Sigurisht, jo të gjitha ia vlejnë, por le të supozojmë sikur vetëm 1% e tyre ia vlen (patjetër që kjo shifër është më lartë), atëhere po flasim për një numër prej 3750 aplikacionesh.

6. Hapësira e punës – Ndoshta nuk arrini dot të shkruani aq shpejt sa në kompjuter, por punët mund t’i mbaroni më shpejt se sa në smartfon, ku punoni me dy gishta. Edhe pse shumë njerëz përdorin smartfonët si pajisjen e tyre numër një, ekrani i një smartfoni mbetet i vogël për të punuar. iPad nga ana tjetër ju ofron shumë më shumë në këtë aspekt.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *