Kjo është kura anti-Facebook

Studiuesit kanë zbuluar një kurë për njerëzit që janë tej mase të lidhur me rrjetet sociale.

Kështu pretendon një shkrimtar që ka punuar me profesorin James Fadiman, i njohur në rrethet shkencore për punën e tij kërkimore me LSD-në, deri në ndalimin e kësaj të fundit në vitin 1966.

Fadiman shkruante në atë kohë se njerëzit që përdorin sasi të vogla të LSD-së ushqehen më mirë, flenë më qetë dhe janë më aktivë në jetën e tyre, madje disa u përkushtohen jogës dhe meditimit.

Autori i shkrimit, Baynard Woods shkruan për “Vox” se mori në mëngjes një mikrodoze LSD-je dhe ajo që vuri re ishte efekti i menjëhershëm anti-Facebook i saj.

“Ashtu si shumë njerëz të tjerë, edhe unë e hap shpesh internetit, sidomos Facebook. Por atë ditë që mora mikrodozën e LSD-së qëndrova larg internetit thuajse gjithë ditën. As që doja ta hapja internetin përveçse për punë dhe e kisha shumë të kollajtë të shkëputesha prej tij”, thotë ai.

Woods sqaron se me mikrodozë nënkupton 10 deri në 15 mikrogramë LSD, e cila bën pjesë në listën e drogave të forta.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *